Tmerri në Prishtinë, arrestohet personi i cili gjuajti me kallashnikov

  • 05 September 2019 - 16:30
Tmerri në Prishtinë, arrestohet personi i cili gjuajti me kallashnikov

Njëri nga të dyshuarit në lagjen Mati 1 është arrestuar.

Ai është arrestuar nga një polic civil i cili ndodhej në vendin e ngjarjes.

Besohet se i arrestuari ishte personi që qëlloi me kallashnikov në këtë incident, rasporton Kallxo.

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pasdite në Prishtinë në lagjen Mati 1. 

Kalimtarë të rastit kanë sqaruar se ka pasur të shtëna me kallashnikov ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)