Pamje të rënda/ Emergjenca merr trupat e përgjakur nga vendi i ngjarjes

  • 05 September 2019 - 16:52
Pamje të rënda/ Emergjenca merr trupat e përgjakur nga vendi i ngjarjes

Përleshje e rëndë me armë ka ndodhur tek Lagjja e Spitalit.

Sipas raportimeve të Policisë dhe Prokurorisë, i vdekur ka mbetur një person ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas dëshmitarëve të këtij rasti, aty ka pësuar edhe një kalimtar i rastit i cili nuk kishte të bënte me të përfshirët në incident. 

Deri tek përleshja me armë ka ardhur pasi të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa përveç revolës aty është përdorur edhe armë automatike.

Ndërkohë, media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes kur ekipet e emergjencës marrin trupat e plagosur nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot Online)