“Mos u bëni idiotë, ejani më ndihmoni” – qytetari i huaj kërkon ndihmë për të plagosurit në Prishtinë

  • 05 September 2019 - 17:18
“Mos u bëni idiotë, ejani më ndihmoni” – qytetari i huaj kërkon ndihmë për të plagosurit në Prishtinë

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit. Aty ka mbetur i vdekur një person, derisa tre të tjerë janë plagosur.

Një person i huaj në Prishtinë është parë duke i ndihmuar njërit prej personave që kanë mbetur të plagosur gjatë ditës së sotme.

Në videot e publikuara befasisht shihet se vetëm një person që fliste anglisht ka shkuar për t’i ndihmuar të plagosurit.

“Mos u bëni budallenj, më sillni diçka për ta ndihmuar, më sillni një bluzë mos shikoni si idiotë ejani ta ndihmojmë”, dëgjohet duke thënë ai.

Aty dëgjohet duke thirrur disa herë ndihmë në gjuhën angleze, por askush nuk shkon për ndihmë nga qytetarët. Më pas Policia e Kosovës dhe mjekët nga QKUK janë parë duke provuar t’i ndihmojnë.

Rastin për medie ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.



(Kosova Sot Online)