Ky është personi që mbeti i vrarë në Prishtinë

  • 05 September 2019 - 18:05
Ky është personi që mbeti i vrarë në Prishtinë

Një person ka mbetur i vdekur e tre të tjerë janë plagosur pas një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit. Deri tash për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.

Media merr vesh nga burime brenda Policisë dhe Emergjencës se personi që ka vdekur është B.Mehmeti, derisa të plagosur kanë mbetur një 47 vjeçar me inicialet M.R, një 76 vjeçar me inicialet G.R dhe një 51 vjeçar me inicialet F.R.

Ndërkohë, motra e një prej të plagosurve ka thënë se ata kanë qenë fqinjë mes vete.

Vdekjen e një prej të plagosurve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.

“Katër persona janë sjellë në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor njëri ka vdekur, pasi që nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve, kurse tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, ka thënë Fazliu.

Ndërkohë, Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

(Kosova Sot Online)