Mediet e huaja shkruajnë për dënimin e gjashtë personave që planifikuan sulme terroriste në Kosovë

  • 06 September 2019 - 08:03
Mediet e huaja shkruajnë për dënimin e gjashtë personave që planifikuan sulme terroriste në Kosovë

Mediet ndërkombëtare kanë shkruar për dënimin e gjashtë personave të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste në Kosovë.

Reuters ka shkruar për vendimin e Gjykatës për dënimin e gjatë personave, njëra prej të cilëve është femër, me dënim prej një deri në dhjetë vjetë. Të lartpërmendurit kishin planifikuar sulme mbi trupat ndërkombëtare dhe publikun në Kosovë, Belgjikë dhe Francë.

Popullata e Kosovës, që deklaroi pavarsinë në vitin 2008, është mbi 90% myslimane por që njihet për tolerancë të theksuar ndërfetare, shkruan Reuters.

NATO ka diku 4 mijë trupa aty, dhe misioni i tyre është që të mbahet stabiliteti dhe paqja në rajon prej që lufta përfundoi në vitin 1999.

Një prokuror tha për Reuters se të dyshuarit, që janë arrestaur vitin e kaluar dhe njëri prej tyre kishte një pasaportë belge, ishin mbështetës të grupeve militante të ISIS. Disa madje ishin në kontakt me militantë të lindur në Kosovë por që ishin përfshirë në luftime në Siri dhe Irak.

Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në Siri që nga viti 2012, ndërsa mbi 70 kanë vdekur.

Nuk ka pasur sulme në tokën e territorit të shtetit të Kosovës, por mbi 100 persona janë burgosur me akuzat se kanë marrë pjesë në grupe terroriste. Autoritetet kanë detyrën e vështirë përpara që të riintegrojnë të kthyerit nga Siria. Në prill të këtij viti 110 persona janë kthyer nga Siria, duke përfshirë katër luftëtarë, 32 femra dhe 74 fëmijë.

Katër xhihadistët dhe disa prej grave janë dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja. Një akuzë që dënohet deri me 15 vite burg. Prokurorët kanë thënë se janë duke hetuar më shumë se 200 persona tjerë. 

(Kosova Sot Online)