QKUK jep detaje për gjendjen e dy të plagosurve dje

  • 06 September 2019 - 08:20
QKUK jep detaje për gjendjen e dy të plagosurve dje

Banorët e Prishtinës dje pa tmerrin me sy. Një ngjarja e rëndë e cila ndodhi në lagjen “Mati 1” ,mbetën fillimisht të plagosur 4 persona. Dy prej tyre nuk arritën t’i mbijetojnë plagëve të marra.

 Ndërsa dy të tjerë po vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Shpendi Fazliu zëdhënës i QKUK-së tregonë për gjendjen e tyre aktuale.

“Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor”, ka thënë Fazilu.

Policia ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht motivet e rastit, por sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna, për shkak të kontestit pronësor.

Policia deri më tash ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast tragjik.

(Kosova Sot Online)