Befason hoxha i përjashtuar nga BIK’u: Namazi nuk është shtylla kryesore e islamit

  • 06 September 2019 - 09:53
Befason hoxha i përjashtuar nga BIK’u: Namazi nuk është shtylla kryesore e islamit

Drilon Gashi është imami që u përjashtua nga Bashkësia Islame e Kosovës për shkak të bindjeve të tij në lidhje me evolucionin.

Së fundi ai ka bërë edhe një deklaratë interesante rreth fesë islame.

Gashi ka thënë se myslimanët janë mashtruar nga ata që kanë thënë se “namazi është shtylla kryesore e fesë”.

Namazi, që përkthyer bukfalisht në gjuhën shqipe do të thotë “falja”, është në fakt një prej Pesë Shtyllave të besimit islam dhe një detyrim për çdo mysliman.

Por, hoxhë Driloni e mohon një gjë të tillë, duke përmendur liderët e korruptuar e tiranë, që e kryejnë namazin por “janë gënjeshtarë, hipokritë e kriminelë që vrasin gra dhe fëmijë dhe njerëz të pafajshëm në emër të Zotit dhe profetit”.

Ai shton se ka plot të tillë edhe në vendet tona.

 

 

Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se (namazi është shtylla kryesore e fesë). Ju sot gjeni se shumë tiranë, të...

Posted by Drilon Gashi on Wednesday, September 4, 2019

(Kosova Sot Online)