Grabitja e bankës në Shtime: Arrestohen dy persona, dy të tjerë në arrati

  • 06 September 2019 - 10:37
Grabitja e bankës në Shtime: Arrestohen dy persona, dy të tjerë në arrati

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me grabitjen e bankës në Shtime

Rasti kishte ndodhur mëngjesin e 2 shtatorit në një filial të një banke në Shtime, ku të dyshuarit kishin hyrë të maskuar dhe të armatosur ku kishin grabitur një shumë parash.

“Rasti ka ndodhur me 02.09.2019 rreth orës 08:15 minuta në filialën e bankës Reiffeisen në Shtime, ku katër persona të dyshuar dhe të maskuar kan hyrë me forcë në lokalet e bankës dhe nën kërcënim të armëve , nga punëtorja kishin marrë rreth 2500 euro dhe 300 franga zvicerane dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar personat e dyshuar A.L.(m/sh/k 37 vjeçar) dhe K.H.(m/sh/k 41vjeçar) të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Policia bën të ditur se si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore ,të cilat bashkë me provat tjera do t’i bashkangjiten lëndës.

“Janë duke vazhduar hetimet edhe për personat tjerë të dyshuar të këtij grupi të cilët janë të njohur për policinë”, thuhet në kmunikatë.

Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

(Kosova Sot Online)