Policia: Aksioni i sotëm kundër kontrabandës do të vazhdojë deri në ora 16:00

  • 06 September 2019 - 11:19
Policia: Aksioni i sotëm kundër kontrabandës do të vazhdojë deri në ora 16:00

Policia e Kosovës ka nisur një operacion sot në orët e hershme të mëngjesit në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Pejën, Prizrenin dhe Mitrovicën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për media se është duke u zhvilluar një operacion i Policisë së Kosovës në disa regjione të vendit.

Krasniqi ka thënë se aksioni ka filluar në orën 5:00 të mëngjesit dhe nuk pritet të përfundojë para orës 16:00 të ditës së sotme.

“Aksioni policor ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, dhe sipas mbarëvajtjes së operacionit dhe informatat që kam nga komandanti që po e udhëheqë operacionin, nuk pritet që para orës 4 të pasditës të kryhet aksioni”, ka thënë Bajram Krasniqi.

Zëdhënësi i Policisë tha për media se aksioni është i ngjajshëm me operacionin e para disa muajve ku cak ishin kontrabanduesit në disa qytete të Kosovës,përfshirë edhe veriun e vendit.

“Me përfundimin e këtij operacioni si çdo herë tjetër do të njoftojmë me kohë ose përmes komunikatës ose përmes konferencës për media. Sikur herën e fundit që kemi thirrur konferencë. I njëjti operacion është duke u zhvilluar”, ka thënë Krasniqi për media.

(Kosova Sot Online)