A po ia mësyen edhe Tomë Gashi Vetëvendosjes

  • 06 September 2019 - 11:23
A po ia mësyen edhe Tomë Gashi  Vetëvendosjes

Avokati Tomë Gashi e ka një dilemë rreth anëtarësimit në Lëvizjen Vetëvendosje. Për këtë punë, ai ka vendosur që të marrë edhe mendimin e miqve të tij në rrjete sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi i ka pyetur miqtë e tij se nëse do të jepte më shumë kontribut për VV’në dhe Albin Kurtin duke u anëtarësuar në këtë parti, apo vetëm duke e përkrahur publikisht.

“Të mbetem përkrahës publik i Lëvizjes Vetëvendosje apo të bëhem anëtar më i ri i Vetëvendosjes!”,  ka shkruar Gashi. 

 

ÇFARË MENDONI SI MUND TË KONTRIBOJ MË SHUMË PËR LËVIZJEN VETËVENDOSJE! DHE PËR KRYEMINISTRIN E KOSOVËS ALBIN KURTI....

Posted by Tomë V. Gashi on Friday, September 6, 2019

(Kosova Sot Online)