Gjendet një person pa shenja jete në një motel në Graçanicë

  • 06 September 2019 - 14:15
Gjendet një person pa shenja jete në një motel në Graçanicë

Një person është gjetur pa shenja jetë në një motel në Graçanicë.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në një motel në Graçanicë, arsyet ende nuk janë bërë të njohura.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin  e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Shtetit.

(Kosova Sot Online)