Parashikimi: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet, vjen lajmi i keq për Vetëvendosjen

  • 06 September 2019 - 14:33
Parashikimi: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet, vjen lajmi i keq për Vetëvendosjen

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje edhe pse u takuan dhe ishin afër një koalicioni parazgjedhor, kjo nuk ndodhi pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës e refuzoi propozimin e Vetëvendosjes për listë të përbashkët zgjedhore pa kandidatë paraprak për kryeministër, ndërsa Vetëvendosje nuk pranoi të kandidojë në koalicion me kandidate, Vjosa Osmanin.

Në lidhje me këtë për "Kosova Sot Online", foli juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

"Partitë politike po veprojnë kotë kur po bëjnë propozime për kryeministër, në kundërshtim me sistemin parlamentar, që ka Kosova, gara bëhet ne mes partive me programe individuale nuk kanë ndonjë rëndësi, është e kuptueshme të ketë akuza politike të ndërsjellët, se këto dy parti nuk kanë koalicion ,është normale të ketë edhe kritika edhe mos pajtime , të gjitha këto janë normale", tha Burjani për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, është e vështirë të dihet se kush do të fitoj në këto zgjedhje, por se LDK është në përparësi. 

"Ka shumë spekulime, marketing, debate shterp, elektorati do të bjer dukshëm në këto zgjedhje dhe nëse flitet për një elektorat stabil Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përparësi, ka një elektorat të qartë dhe besnik, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka, ky subjekt ka të pakënaqurit që shpesh nuk dalin në zgjedhje dhe rinin", përfundoi Burjani për "Kosova Sot Online".

Ndryshe, posti i kryeministrit ishte një ndër pikat të cilën nuk u pajtuan Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)