Troket dimri, ja ku nisin reshje dëbore

  • 06 September 2019 - 19:16
Troket dimri, ja ku nisin reshje dëbore

Mbrëmjen e shkuar, alpet zvicerane janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore, duke sjellë vjeshtën më herët se normalisht.

Në disa zona, trashësia e dëborës së rënë është 50 cm. Sigurisht, dëbora e rënë është në lartësi 2000 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperaturat kanë rënë në minus.

Kështu që këtë mëngjes rreth Gotthard Pass, shërbimet e pastrimit ishin në rrugë e sipër për të pastruar akset nga dëbora. 

Gjithashtu në malin më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze, këtë mëngjes ranë rreth 10 cm dëborë. Vetëm mbi 2500 metra lartësi mbesin në temperaturat rreth pikës së ngrirjes.

Por gjatë ditës së shtunë, kufiri i borës do të bjerë përsëri në 2000 metra lartësi.

(Kosova Sot Online)