Vajza ia vizaton tërë pasaportën, babai mbetet i bllokuar në Korenë e Jugut

  • 06 September 2019 - 19:39
Vajza ia vizaton tërë pasaportën, babai mbetet i bllokuar në Korenë e Jugut

Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur në Korenë e Jugut. Një shtetas i Kinës, ka mbetur i ngujuar brenda vendit për shkak se vajza e tij e tregoi talentin e saj duke vizatuar në pasaportën e tij.

Vajza e bëri këtë veprim gjatë një udhëtimi familjar në Korenë e Jugut. Ajo ia morri çantën babait të saj dhe filloi të vizatonte në pasaportën e tij me një laps të zi. E në fakt, aty i vizatoi disa njerëz, kafshë dhe sigurisht duke ia shtuar ca fije floku babait të saj.

E problemi i vetëm tani është që babai ka mbetur në Korenë e Jugut sepse me atë pasaportë tashmë nuk mund të dallohet se a është në të vërtetë ai dhe autoritetet kanë paralajmëruar se ai nuk do të mundet që të udhëtojë për në shtëpi së bashku me familjen.

Fotografia u postua së pari në rrjetin social Weibo nga vetë babai, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur por identifikohet në këtë rrjet social me nofkën Chen. Ai e kishte bërë edhe një thirrje për ndihmë.

E me sa duket, Chen do të duhet ta kalojë tërë pushimin e tij duke kërkuar ndihmë në ambasadën kineze.

Image

(Kosova Sot Online)