Dyshohet se vrau Bashkim Mehmetin, i caktohet masa e paraburgimit

  • 06 September 2019 - 20:48
Dyshohet se vrau Bashkim Mehmetin, i caktohet masa e paraburgimit

Gjykata Themelore, departamenti për Krime të Rënda, i ka caktua masën e paraburgimit personit që dyshohet se vrau dje në Prishtinë Bashkim Mehmetin.

Mësohet se bëhet fjalë për Fadil Rafunën, i dyshuari për vrasjen në Lagjen e Spitalit.

Me kërkesë të Prokurorit, institucioni i drejtësisë i ka caktuar të njëjtit masën e paraburgimit prej 1 muaj.

Dy familjet Rafuna dhe Mehmeti kishin një konflikt të armatosur në 'Mati 1' për shkaqe pronësore.

(Koosva Sot Online)