Haradinaj thotë se s’ka më punë me Gjykatën Speciale

  • 06 September 2019 - 22:13
Haradinaj thotë se s’ka më punë me Gjykatën Speciale

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka përfunduar punë me Gjykatën Speciale.

Ai ka deklaruar se nuk pret që të ftohet më nga ky institucion i drejtësisë.

“Nuk kam obligime më ndaj Gjykatës, i kam pyetur nëse ka mbetur obligim nga ana ime, ata kanë thanë se nuk ka më obligime tjera”, ka treguar Haradinaj.

“Pra nuk kam ftesë edhe nuk pres obligime tjera ndaj Gjykatës Speciale”, ka thënë Haradinaj, tani kandidat i koalicionit AAK-PSD për kryeministër të vendit.

(Kosova Sot Online)