Burri vrau me thikë gruan, u hodh nga kati i katërt i pallatit. Detajet e ngjarjes së rëndë

  • 07 September 2019 - 09:13
Burri vrau me thikë gruan, u hodh nga kati i katërt i pallatit. Detajet e ngjarjes së rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëme në Librazhd. Një 53 vjeçar ka masakruar me thikë gruan e tij dhe më pas është hedhur nga pallati ku jetonin bashkeshortet. 

Sipas policise viktimat jane identifikuar si Daut dhe Lule Gjokola, burre e grua. Burri e ka vrare me thike gruan dhe me pas eshte hedhur vete nga kati i katert i baneses.

Ne vend ka nderruar jete burri, nderkohe qe gruaja u dergua rende ne spital dhe aty me pas nderroi jete.

Njoftimi i policise 

Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi D. Gj., 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen L. Gj., 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka ndërruar jetê.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mberritur në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)