Ngjarje e pazakontë në Suharekë, polici "hero" që e rrezikojë jetën...

  • 07 September 2019 - 12:30
Ngjarje e pazakontë në Suharekë, polici

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur kohëve të fundit në qytetin e Suharekës, ku në bazë të një video shihet se si polici i Kosovës rrezikon jetën për të mbrojtur ligjin.

Në bazë të videos dhe informatave bëhet e ditur se një drejtues i makinës nuk i është bindur urdhrit të zyrtarit policor duke tentuar të vozit në rrugën që policia e kishte bllokuar për qarkullim.

Me të parë që drejtuesi i makinës nuk i bindet polici kapet për veture edhe pse në lëvizje duke rrezikuar jetën në mbrojtje të ligjit.

E gjithë tentativa e drejtuesit që të ikë ka rezultuar pa sukses pasi që polici arrin ta ndal pas 200 metrave.

(Kosova Sot Online)