Avokati thotë se Policia dhe AKI-ja ishin në dijeni për provokimin e çekëve

  • 07 September 2019 - 14:56
Avokati thotë se Policia dhe AKI-ja ishin në dijeni për provokimin e çekëve

Avokati kosovar Arianit Koci ka deklaruar se Policia dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës e kanë pasur informatën e saktë për tifozët çekë.

Ai ka thnënë se ndalimi dhe kontrollimi i veturave të tyre nuk ka qenë i rastësishëm.

“Ndalimi dhe kontrollimi i veturave të tifozëve Çek nga ana e Policisë Kosovës, nuk ka qenë i rastësishëm.Organet tona të sigurisë – Policia dhe AKI-ja, e kanë pasur informatën e saktë. Në fakt, përveç informatës e kanë bërë edhe analizën e duhur”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se ndalimi i tifozëve çek ka qenë i domosdoshëm.

“Sidoqoftë, ndalimi i tifozëve Çek ka qenë i domosdoshëm, sepse me paisjet e gjetura në vetura të të njejtëve, ka dyshim të bazuar mirë se ata kanë qenë në një mision specifik dhe potencialisht të kundërligjshëm”, ka shkruar Koci.

Ai ka lavdëruar punën e Policisë dhe AKI-së.

(Kosova Sot Online)