Alarm për KQZ-në: Fondet e zeza dha paraja e pistë rrezikojnë zgjedhjet

  • 07 September 2019 - 15:03
Alarm për KQZ-në: Fondet e zeza dha paraja e pistë rrezikojnë zgjedhjet

KQZ-ja dhe asnjë institucion tjetër nuk ka arritur ta zbulojë të vërtetën e fondeve të financimit të partive politike...

Duke qenë se edhe në këto zgjedhje nuk kemi asnjë risi në skenën politike garuese për Kuvendin e Kosovës, i cili në mandatin e kaluar dështoi tërësisht për ta ushtruar kontrollin mbi prejardhjen e financave të partive politike, analisti politik, Ragip Guraziu alarmon se në këto zgjedhje të reja paraja e pistë dhe fondet e zeza do të përdoren nga të gjitha subjektet për blerë vota, dhe për të bërë fushatë mashtruese përballë qytetarëve. 

Image
Ragip Guraziu

Sipas Guraziut, derisa kemi pasur një klasë politike të korruptuar dhe inkriminuar në pushtet, është e pa kuptimtë që tani nga të njëjtit të presim transparent në financimin e zgjedhjeve përmes të cilave qëllimin kryesorë e kanë kapjen e sërishme të shtetit.

“Me kësi udhëheqësish dhe me këso institucionesh politike të Kosovës, të zhytura në krim e korrupsion, edhe në këto zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare, fondet e zeza dhe parja e pistë do zënë vendin kryesor edhe kësaj radhe për financimin e fushatës zgjedhore”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Guraziut, edhe pse shumë hera ka pasur akuza dhe denoncime publike nga rivalët politikë se në teren po zhvillohet me të madhe aktiviteti i blerjes së votës përmes fondeve të pista, asnjëherë deri më tani KQZ, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka arritur ta zbulojë të vërtetën e fondeve të financimit të partive politike, pasi nuk ka pasur hetim adekuat nga asnjë institucion shtetëror. 

“lirisht mundë të themi dhe ta citojmë atë shprehjen se ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron, që e thotë populli jonë. Prandaj nuk do të mundë të presim gjë tjetër veç se shpenzim të pa kontrolluar të fondeve të pista nga partitë politike në përpjekjet e tyre për të blerë sa më shumë vota, dhe në fund do të kemi vetëm disa raporte formale zyrtare në KQZ që nuk do të kalojnë kufizimet e përcaktuara me rregullore sepse zyrtarët e partive politike që menaxhojnë financat janë mjeshtër për t’i mbuluar këto dallavere”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)