Haradinaj në stadium për t’iu dhënë mbështetje djelmoshave të Kombëtares

  • 07 September 2019 - 15:48
Haradinaj në stadium për t’iu dhënë mbështetje djelmoshave të Kombëtares

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, po shoqërohet nga bashkëshortja e tij Anita, në stadium për ta parë nga afër ndeshjen Kosovë – Çeki.

“Bashkë me Anitën, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti sot për herë të parë i ka dalë në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll.

“Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku do të mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Ëermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë. Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema!”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)