Policia gjermane ndalon dasmorët shqiptarë, në makina gjenden gëzhoja, drogë dhe bomba tymuese

  • 07 shtator 2019 - 17:52
Policia gjermane ndalon dasmorët shqiptarë, në makina gjenden gëzhoja, drogë dhe bomba tymuese

Policia gjermane ka ndaluar në rrugët e qytetit të Hamburgut një autokolonë me makina shqiptarësh, të cilët po i drejtoheshin një dasme.

Media gjermane vë në dukje se gjatë kontrollit të këtyre makinave, janë gjetur bomba tymuese, marijuanë dhe madje edhe disa gëzhoja fishekësh.

Policia është vënë në lëvizje pasi në zonë janë dëgjuar zhurma, të ngjashme me ato të të shtënave të armëve. Me të shkuar në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash, por edhe drogë e bomba tymuese.

Policia deri më tani ende nuk ka dalë në konkluzion nëse fjala është për armë reale apo thjesht për armë jo-luftarake (frikësuese apo thjesht për zhurmë).

Autoritetet përgjegjëse kanë nisur hetimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)