Sali Berisha: Kombëtarja e Kosovës ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit!

  • 07 September 2019 - 20:42
Sali Berisha: Kombëtarja e Kosovës ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit!

Ndaj shkëlqimit të Kombëtares së Kosovës, e cila sot mu në zemër të Prishtinës e deklasoi përfaqësuesen e Çekisë me rezultat 2 me 1, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Nuk ka mundur të jetë indiferent, as ish Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, e ka përshëndetur me fjalët më të mira këtë fitore që Kosovën e radhiti në pozitën numër një në grupin A.

Ky është postimi i plotë:

Kosova ne krye
Lider i gupit A!

Miq, sot kombetarja e Kosoves ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit!

Ajo triumfoi ne Prishtine dhe shkelqeu sot me dy golat te fantastike shenuara nga Muriqi dhe Vojvoda, me rezultatin 2:1 ndaj ekipit kombetar te Çekise. 
Sot ekipi i Kosoves udheheq, i prin grupit A duke patur pas vetes ekipe si ai i Anglise, Cekise, Bullgarise etj, dhe kjo eshte histori!

Nje pershendetje vellazerore gol shenuesve Muriqi dhe Vojvoda, kapitenit Muriqi dhe trajnierit Chalandes si dhe te gjithe ekipit te mrekullueshem te Kosoves qe po ngjitet me dinjitet dhe aftesi mahnitese drejt majave te futbollit te Europes dhe botes! Urime dhe Suksese me Angline! sb

 

Kosova ne krye Lider i gupit A! Miq, sot kombetarja e Kosoves ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit! Ajo triumfoi ne...

Posted by Sali Berisha on Saturday, September 7, 2019


(Kosova Sot Online)