E zbulon profesori i njohur: Ky është kompromisi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

  • 08 September 2019 - 07:36
E zbulon profesori i njohur: Ky është kompromisi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Dihet vetëm se dy shtetet duhet të heqin dorë nga masat e marra dhe të fillojnë bisedimet për...

Analistët politik të cilët po i përcjellin dhe analizojnë me kujdes agjendat diplomatike të zyrtarëve evropian dhe amerikan, vizitat e tyre të fundit në Prishtinë dhe në Beograd me kërkesën për fillimin e shpejtë të bisedimeve për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, konsiderojnë se këto zhvillime janë presioni i hapur që vjen pikërisht nga BE dhe SHBA-të, me të cilin kërkohet që edhe qeveria e re pas zgjedhore të formohet me urgjencë dhe tema e bisedimeve me Serbinë të jetë në top prioritet i saj.

Nevojën e ri fillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa më parë e kanë kërkuar edhe SHBA-ja edhe Gjermania, shtete këto që janë duke bërë përpjekje që të zhbllokojnë bisedimet dhe të rikthejnë Prishtinën dhe Beogradin në tryezën e bisedimeve, para zgjedhjeve të vitit që vjen që do të zhvillohen në Serbi. E Për të arritur deri të një marrëveshje e shpejtë mes dy vendeve, dy senatorët amerikanë në Prishtinë, Ron Johnson dhe Chris Murphy përmendën edhe zgjidhjet e vështira dhe sakrificën që duhet ta bëjnë Kosova e Serbia.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas analistit politik dhe profesorit të së drejtës, Muhamet Kelmendi, ky mesazh u hapur i diplomatëve amerikan dhe evropian për qeverinë e re të Kosovës, flet qartë se tema e bisedimeve mes të dy shteteve, për ndërkombëtarët dhe qeverinë e të do të jetë top prioritet që nga dita e parë e krijimit të saj.

“Unë them që raportet Kosovë -Serbi tani më janë futur në fazën përfundimtare. Edhe caktimi i z. Pallmer në cilësinë e përfaqësuesit special të SHBA-ve për Ballkanin është një fakt që flet për intensifikimin e agjendës së zgjidhjes së kësaj çështjeje. Në këtë drejtim shkon edhe vizita e kongresmenëve të SHBA-ve në Kosove dhe në Serbi. Pas zgjedhjeve në Kosovë kjo do të merr kahe konkrete”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori Kelmendi konsideron se përmendja e kompromisit si zgjidhje, është një formulë me shumë të pa njohura, por gjithsesi nuk është në favor të Kosovës. 

“Prandaj për këtë temë nevojitet një konsensus i gjerë nacional në mbrojtje të interesit dhe pa cënueshmërisë së territorit të shtetit. Se për çka dhe si do të zhvillohen diskutimet nuk dihet. Dihet vetëm se dy shtetet duhet të heqin dorë nga masat e marra dhe të fillojnë bisedimet. Në këtë kuadër i takon qeverisë së që do të del nga zgjedhjet të merr rolin bisedues”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, të gjitha argumentet e fuqishme për të mos bërë asnjë kompromis në dëm të shtetit, janë në anën e Kosovës dhe ato duhet të mbrohen me çdo kusht dhe për çdo çmim.

“Kosova ka bazë të qartë juridike për mbrojtjen e shtetësisë së vetë. E ka luftën çlirimtare dhe veprimet ushtarake të NATO-s, sikundër edhe aktin e shpalljes së pavarësisë së shtetit, është vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare mbi shtetin dhe vetë gjendjen aktuale. Prandaj bazë e bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke e shteteve”, tha për “Kosova Sot Online”, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Po ashtu, Kelmendi konsideron se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojë që të krijohet asociacioni me kompetencat ekzekutive, sikurse që nuk duhet të pranojë as ndarjen, kalimin e Ujmanit nën administrimin e Serbisë, ndarjen e Mitrovicës dhe të Trepçës.

“Të gjitha këto janë asetet jetike të vendit tonë. Mbi këtë platformë të mbrojtjes së interesit të shtetit duhet biseduar dhe duhet vepruar deri në fund të bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes për njohjen reciproke”, përfundoi Muhamet Kelmendi për (Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)