Alarmi rëndë, paralajmërohet dështimi i madh i Kosovës

  • 08 September 2019 - 07:41
Alarmi rëndë, paralajmërohet dështimi i madh i Kosovës

Defanziva diplomatike për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Kosovës do t'i kushtojë me mos anëtarësim në INTERPOL, dhe tërheqje të njohjeve nga shumë shtete...

Analistët politikë po e përcjellin me shqetësim të madh sjelljen e papërgjegjshme të pushtetarëve kosovar në këtë kohë zgjedhjesh të jashtëzakonshme, ku sipas tyre po ndodhë defaktorizimi i plotë i diplomacisë kosovare, ku të gjitha partitë politike janë fokusuar në luftë për vota dhe kanë harruar obligimet shtetërore që kanë.

Derisa partitë në pushtet, tani nuk po lënë gurë pa lëvizur që të mos i humbin zgjedhjet, kanë lënë pas dore aktivitetin diplomatik në raport me lobimin e ashpër të Serbisë kundër Kosovës që po e zhvillon tani në skenën politike ndërkombëtare.

Image
Florim Zeqa

Analisti politik, Florim Zeqa thotë se në një shtet normal, nuk ndodhë që edhe në kohë zgjedhjesh të shpërqendrohet vëmendja nga raportet ndërkombëtare, ruajtja dhe kultivimi i komunikimit në interes të vendit, pasi diplomacia nuk duhet të ndikohet asnjëherë nga zhvillimet brenda shtetit, por duhet të veprohet mbi bazën e interesit afatgjatë nacional

“Mirëpo qeveria në dorëheqje e ka harruar tërësisht interesin e veprimit të përqendruar në politikën e jashtme derisa Serbia po investon tani me të madhe për ta dobësuar pozitën e Kosovës edhe me tërheqjen e njohjeve nga shtete të vogla e lehtë të korruptueshme. Madje, pavarësisht thirrjeve të shteteve të QUINT-it, që Serbia të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjes dhe propagandën kundër Kosovës, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, nuk ka të ndalur për të lobuar kundër Kosovës duke deklaruar madje se kjo ofensivë do të intensifikohet edhe më shumë . Ai ka deklaruar se pretendon që numri i tërheqjes së njohjeve deri në fund të vitit të bjerë nën gjysmën e vendeve anëtare të OKB-së, si dhe ka garantuar pamundësimin, pengimin e sigurt të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”, ka thënë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Zeqa thotë se kjo agjendë serbe është për tu shqetësuar, dhe sjellja në defanzivë e qeverisë kosovare është për tu ndëshkuar.

“Qeveria në dorëheqje dhe kryeministri Haradinaj i cili po deklarohet se është gardian i Republikës e ka harruar tërësisht interesin e shtetit në politikën e jashtme, derisa Serbia po investon tani me të madhe për ta dobësuar pozitën e Kosovës edhe me tërheqjen e njohjeve nga shtete të vogla e lehtë të korruptueshme. Përderisa "gardiani" i Republikës (kryeministri), presidenti, krye parlamentari, ministri i punëve të jashtme dhe i tërë kabineti qeveritarë janë dhënë pas fushatës zgjedhore të partive të tyre politike, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, nuk ka të ndalur së lobuari kundër Kosovës, duke deklaruar madje haptas se kjo ofensivë do të intensifikohet edhe më shumë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje Zeqa thotë se në një shtet ku politika është e rreshtuar si duhet në mbrojtje të interesit nacional, nuk vrapohet pas votës, sikur në rastin e Kosovës që të harrohet diplomacia, politika e jashtme, aq më tepër kur kemi të bëjmë me kërcënimet serbe dhe lotimin për tërheqjen e njohjeve.

“Nuk e ka thënë rastësisht Ministri i jashtëm serb se ata pretendojnë që numri i tërheqjes së njohjeve të bjerë nën gjysmën e vendeve anëtare të OKB-së, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, pra deri në fund të vitit, sikur që nuk është i rastësishëm as paralajmërimi për pengimin e sigurt të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, ndërsa liderët shtetëror të Kosovës sikur kanë mbaruar punën dhe ndjehen komod e të mjaftueshëm vetëm me aplikimin për anëtarësim në INTERPOL”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Një sjellje të tillë, përtej pa përgjegjësisë, Zeqa e quan edhe tradhti ndaj shtetit dhe dezertim politik.

“Kjo është pak më tepër sesa papërgjegjësi politike. Lërja e fatit të Kosovës në arenën ndërkombëtare në mëshirën e Serbisë armike, është e barabartë me dezertim politik. Defanziva diplomatike për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në raport me lobimin e ashpër të Serbisë kundër Kosovës që po e zhvillon tani në skenën politike ndërkombëtare, Kosovës do t'i kushtojë me mos anëtarësim në INTERPOL dhe tërheqje të njohjeve nga shumë shtete. Pavarësisht thirrjeve të shteteve të QUINT-it, që Serbia të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjes dhe propagandën kundër Kosovës, ajo po e intensifikon akoma më shumë lobimin kundër Republikës së Kosovës, duke e shfrytëzuar vakuumin diplomatik të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, theksoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve dhe ndryshimit politik në qeverisjen e ardhshme, pozita e Kosovës është e sigurt se do të dobësohet edhe më shumë, madje edhe për dialog me Serbinë.

“Përfaqësuesit e rinj apo të vjetër në dialog, nuk do të kenë fuqi të bëjnë më shumë sesa shtyrjen para të agjendave të përgatitura paraprakisht nga bashkësia ndërkombëtare”, ka përfunduar për “Kosova Sot Online” analisti politik, Florim Zeqa.

(Kosova Sot Online)