Lejlekët e bardhë kthehen në Angli për herë të parë pas 600 vjetësh

  • 08 September 2019 - 12:12
Lejlekët e bardhë kthehen në Angli për herë të parë pas 600 vjetësh

Zbatimi i një projekti për mbrojtjen e kafshëve dhe shpezëve në Britani të Madhe ka ndikuar që lejlekët e bardhë të shtohen dhe të përhapen në pjesën jugore të Anglisë për herë të parë pas qindra vjetësh.

24 lejlekë të rinj janë lëshuar në natyrë në West Sussex në muajin gusht. Ky ishte hapi i parë drejt mbrojtjes së këtyre zogjve, të cilët besohet se ishin zhdukur nga Anglia para më shumë se 600 vjetësh për shkak të gjuetisë dhe dëmtimit të mjedisit të tyre nga fermerët. 

Këta lejlekë, disa prej të cilëve bartin pajisje GPS për gjetjen e vendndodhjes, janë parë në pjesën jugore të Anglisë, më shumë se 350 kilometra larg vendit ku ishin lënë të lirë për të fluturuar.

Besohet se disa prej tyre u janë bashkuar grupeve më të mëdha migruese të zogjve, të cilët shkojnë në Afrikë për t’i kaluar muajt e dimrit, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)