Haradinajt i vjen goditja e rëndë: Ja pse e vendosi taksën ndaj Serbisë

  • 08 September 2019 - 12:20
Haradinajt i vjen goditja e rëndë: Ja pse e vendosi taksën ndaj Serbisë

Taksa 100% vazhdon, mallrat serbe vërshojnë Kosovën. Kryeministri Haradinaj, do të mbahet mend që ka bërë zhurmë për tema të mëdha, por pak punë për...

Vendosja e taksës doganore ndaj Serbisë për mallrat që importohen në Kosovë edhe pse është 100% dhe nuk ka një afat të caktuar, në raftet e marketëve kosovare ende shihen produkte serbe, bile edhe kanë afat dhe janë me çmim të njëjtë.

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se taksa 100% ndaj Serbisë, u vendos nga kryeministri, Ramush Haradinaj vetëm për poena politikë.

Njohësi i çështjeve ekonomike dhe politike, Mustafë Kadriaj, tha se Qeveritë në Kosovë kanë dështuar edhe kur bëjnë ndonjë punë të mirë, në raste të rralla sikurse taksa ndaj Serbisë, pasi përveç që bëhet pa menduar për efektet anësore, së pari mendojnë se sa do të rritet popullariteti e tyre tek qytetarët.

Image
Mustafë Kadriaj

"Me këtë dua të theksoi që koha tregoi që kryeministri në ikje vendimin për taksën e ka bërë vetëm për poena politik sepse përkundër taksës ende po qarkullojnë produktet serbe dhe atë jo në enklava por në tregun ku shumica janë shqiptarët në Kosovë ose nuk ka fare serbë në ato qytete", tha Kadriaj për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, duhet të merren organet kompetente si policia dhe dogana, të cilat do të inevstigojnë dhe do të parandalonin apo do të ndërpresin kanalet e furnizimit me mallra serbe.

"Nuk ka mundësi që prej nëntorit të kemi ende produkte serbe në treg dhe atë me çmim të tregut dhe me afat dhe mjafton me arkëtarët apo punëtorët në sektorët e qendrave tregtare të kërkon produkte me origjinë serbe dhe të sigurojnë përmes depove apo dollapëve rezerve. Vlerësoj që tani është shtrati më i mirë për kontrabanduesit, ku dihet që Kosova është në zgjedhje të parakohshme parlamentare ku i gjithë fokusi është tek zgjedhjet kështu që tani e tutje do të ketë kundër efekt ekonomike sepse sepse produktet do të kalojnë pa u doganuar dhe do të rrezikohet shëndeti i konsumatoreve sepse transporti do të bëhet nëpër rrugë ilegale dhe me transport jo adekuat ku mund të vie deri tek dëmtimi i produkteve edhe nëse kanë afat", shtoi ai Kadriaj për "Kosova Sot Online". 

Tutje, Kadriaj shtoi se kryeministri Haradinaj, do të mbahet mend që ka bërë zhurmë për tema të mëdha, por pak punë.

"Një kryeministër aspak bashkëpunues edhe me partnerët e koalicionit si dhe i gatshëm për ofendime nga çdo zë opozitar që ka ardhur në drejtim të tij. Duhet të i kujtojmë opinionit që mandatin e ka marr nga ish koalicioni PAN ndërsa me rastin dorëheqjes deklaron që mandatin po ia dorëzon popullit por dihet që populli ia ka dhënë mandatin vetëm 10% të votës pjesëmarrëse në zgjedhje. Meqë jemi në kampanjën zgjedhore uroj qe të kemi një qeveri të ardhshme më të dinjitetshëm dhe pragmatike", ka përfunduar Kadriaj për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)