Rrihet nga i dashuri në makinë, bëhet për spital

  • 08 September 2019 - 13:44
Rrihet nga i dashuri në makinë, bëhet për spital

jë rast i rëndë ka ndodhur në Prishtinë me datën 06.09 në ora 21:00. Sipas njoftimit të policisë, e dashura është rrahur nga i dashuri i saj në makinë e më pas edhe jashtë makinës. Pas rrahjes, i dyshuari ishte parë nga një tjetër qytetarë e më pas kishte ikur.

“Sipas viktimës sulmi kishte ndodhë brenda në veturën e të dashurit të saj por më pas kishte vazhduar edhe jashtë veturës. I dyshuari pasi ishte vërejte nga një qytetar me veturë ishte larguar nga  vendi i ngjarjes” thuhet në raportin e policisë. 

Viktima më pas kishte marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia konfirmon se rasti është duke i hetuar.

“Viktima si pasoj e sulmit ka marrë tretman mjekësor. Me rast janë marrë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)