Maqedonasit përdhosin flamurin shqiptar

  • 08 September 2019 - 23:27
Maqedonasit përdhosin flamurin shqiptar

Nga “zemërimi” i maqedonasve të diasporës nuk kanë shpëtuar as fqinjët (Shqipëria dhe Greqia). Në një prej fotove të mëposhtme duket qartë se mbi flamurin kuqezi janë vizatuar organë gjenitalë mashkullorë.

Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e grekë.

Në 28-vjetorin e Pavarësisë, shtetasit me origjinë maqedonase kanë protestuar kundër emrit të ri të shtetit me banderolat: “Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut.”Më pas, pasi janë përdhosur, flamunjtë shqiptarë dhe ata grekë janë djegur në sheshin e Melburnit.

Mesa duket konflikti i Ballkanit ka plasur në Australi edhe pse maqedonasit e Diasporës janë mijëra kilometra vendit të tyre të lindjes.

Megjithatë “zemërimi” nuk shpjegohet pasi marrëveshja për emrin u arrit me dakordësi nga palët politike duke shënjuar një akord historik me Greqinë. Një tjetër faktor që ndikoi në stabilizimin e vendit dhe arritjen e marrëveshjes ishte edhe ai shqiptar, gjë që shpjegon “inatin” ndaj flamurit tonë.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga autoritetet maqedonase lidhur me incidentin apo edhe një ndjesë për përdhosjen e flamurit kombëtar.

Image

(Kosova Sot Online)