Ky është skandali i Enver Hoxhajt, ja kush e shkatërroi diplomacinë kosovare

  • 09 September 2019 - 07:20
Ky është skandali i Enver Hoxhajt, ja kush e shkatërroi diplomacinë kosovare

13 shtete tashmë e kanë tërheq njohjen për Kosovës, e një gjë të tillë, sipas Hoxhajt mund ta bëjë edhe 10 shtete tjera...

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosovës iu kanë tërhequr njohjet nga 13 vende të botës, duke paralajëmruar se një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe 10 të tjera në ditë në vijim.

Image
Nexhat Haziri

“Janë 13 vende të cilat i kanë tërhequr njohjet. Ne duhet ta kuptojmë njëherë karakterin e shtetësisë tonë. Nëse ne do të ishim anëtarë i OKB-së, njohja do të ishte universale. Në këtë situatë kur një vend e njeh Kosovën duhet të vendosen marrëdhëniet diplomatike. Ka disa të vërteta që janë të lëndueshme”, ka thënë ai.

E sipas analistit politik, Nexhat Haziri, deklarata e z/kryeministrit në largim, Enver Hoxhaj lidhur me 13 shtetet që e kanë tërhequr njohjen, padyshim se përbën një skandal të madh të qeverisë në ikje.

"Kjo s’mund ti faturohet vetëm një kryeministri apo një shefi të diplomacisë por tërë qeverisë së koalicionit PAN, pjesë e së cilës ishte edhe vet PDK-ja. Andaj Hoxhaj nuk mund ta shfajësoj partinë e tij PDK-në nga ky skandal i madh. Kam përshtypjen se kjo është përtej skandalit, duke e parë nga këndvështrimi i im, që shkatërrimi që iu bë diplomacisë kosovare të kryesuar nga një person si Behgjet Pacolli, i cili vetëm diplomat nuk mund të jetë", tha Haziri në një prononcim për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, në kohën kur nga vet presidenti Thaçi po lansohej ideja për ndarje territoriale të Kosovës, siç potencoi ai, gjoja në emër të një marrëveshje historike me Serbinë, ndikoi negativisht në procesin e njohjeve për Kosoën.

"Ide të mbështetura e të projektuara nga presidenti serb Vuqiq, i mbështetur edhe nga kryeministri shqiptar Rama, pjesë e këtij plani famëkeq me siguri ka qenë edhe shkatërrimi I diplomacisë kosovare", deklaroi Haziri.

Tutje, ai shtoi se sa më i dobët që të ishte përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, për pasojë kishte tërheqje të njohjeve për shtetin e Kosovës.

"Mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, aq më i lehtë do të bëhej jetësimi i planeve për ndarjen e territorit të Kosovës në baza etnike me të ashtuquajturin plan për korrigjimin e kufijve", përfundoi Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)