Gjuriq: E vetmja gjë në mendjen e Kosovës është njohja nga Serbia

  • 09 September 2019 - 08:51
Gjuriq: E vetmja gjë në mendjen e Kosovës është njohja nga Serbia

Prishtina do të duhet të përmbushë angazhimet e saj, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Sipas tij, “e vetmja gjë në mendjen e Prishtinës është statusi dhe njohja nga Serbia, porse asgjë nga kjo nuk do të ndodhë”.

“Nuk do të ketë zgjidhje të lehtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Kosovës. Kjo nuk do të na ndryshojë dhe çdo mbështetje për serbët në Kosovë do të jetë edhe më e fortë, “tha Gjuriq për Veçernje Novosti.

(Kosova sot Online)