Kapin pëllumbin tek dera e burgut, nuk do ta besoni çfarë i gjetën në trup

  • 09 September 2019 - 10:45
Kapin pëllumbin tek dera e burgut, nuk do ta besoni çfarë i gjetën në trup

Një aparat celular është tentuar të futet në burgun e Lezhës në një mënyrë jo të zakonshme.

Mësohet se në IEVP Lezhë është tentuar të futet një celular me pëllumb.

Mbi kurrizin e pëllumbit ishte lidhur një qese e zezë, në të cilën ndodhej celulari. Poashtu brenda në qese kishte një karikues dhe dy karta. Ndërkaq, është ndaluar nga policia e burgut.

Kujtojmë se kjo është një gjetje jo e zakonshme, por e përsëritur disa herë, ku është tentuar të futen celularë me anë të pëllumbave nëpër qelitë.

Nga ana tjetër Policia bën me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)