Avokatja e martuar punon edhe si prostitutë, me aprovimin e burrit të saj – thotë se fiton 55 mijë dollarë në tri javë

  • 09 shtator 2019 - 11:00
Avokatja e martuar punon edhe si prostitutë, me aprovimin e burrit të saj – thotë se fiton 55 mijë dollarë në tri javë

Një nënë e martuar ka zbuluar se si ajo punon pas orarit të punës edhe si prostitutë, madje duke shtuar se fiton deri në 55,000 dollarë në vetëm tre javë.

Sipas mediave të huaja, Katherine Sears, 30 vjeçe, filloi të punojë si prostitutë përkrah punës së saj të rregullt si avokate mbrojtëse, tre vjet më parë.

Madje nëna e një fëmije thotë se burri i saj, John, i jep aprovimin e plotë për “biznesin e ri të saj”, i cili kushtëzon që ajo të kalojë tri javë të tëra në një bordello në Nevada, ndërsa një në shtëpi.

Katherine, nga Iowa, shpreson të heqë “mendimin e keq” lidhur me punën e seksit duke folur për punën e saj si prostitutë.

Duke folur për përvojat e saj në bordello, mamaja avokate ka bërë të ditur se në një ditë të ngarkuar, ajo do të kishte takuar rreth 10 deri në 15 klientë.

Katherine, e cila së fundmi nuk është duke punuar si prostitutë për të qenë me djalin e saj të vogël, ka thënë se gjithashtu po pushon për t’u përqendruar në punën e saj si avokate.

Duke folur për shpresat e saj për të ndryshuar pikëpamjet e njerëzve për punëtorët e seksit, ajo shtoi: “prostitutat janë njerëz. Prostitutat që unë i kam njohur janë disa nga njerëzit më të mirë që kam njohur”.

(Kosova Sot Online)