TC Meister – keni vendosur të bëheni mjeshtër, ky është vendi

  • 09 September 2019 - 11:08
TC Meister – keni vendosur të bëheni mjeshtër, ky është vendi

I ndodhur në një objekt krejtësisht të ri, aty çdo mëngjers takohen të rinj dhe punëtorë me përvojë që dëshirojnë shkathtësitë e tyre t’i avancojnë në nivelin e Meister-it, Mjeshtrit të vërtet.
 

Image

Qendra e Trajnimit Meister ka lindur si projekt duke pasur gjithashtu mbështetjen e qeverive perëndimore nëpërmes bashkëpunëtorëve të tyre në vendin tonë, duke bashkëfinancuar Qendrën që sot është bërë adresa e qindra të rinjve dhe të diplomuarve. Gjithashtu QT Meister, ka partnerët vendor, ku bëjnë pjesë kompani me renome si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Mësimi fillon herët në mëngjes, mirëpo është i ndarë në grupe, duke qenë se një pjesë e nxënësve edhe punojnë apo janë në studime paralele. Kjo ka bërë që të formohen grupe më të vogla me qëllim që studentë të marrin njohuri teorike dhe praktike në menyrë më efektive duke përdorur literaturën dhe pajisjet më të reja në tregun botërorë. 
 

Image

Studentët që nuk kanë një vend pune, që nga dita e parë që hynë në Meister mund të llogariten të gjithashtu edhe të punësuar, pasi që 25 % të kohës do të jenë në Qendrën Meister dhe 75 % do ta kryejnë praktikën në kompaninë përkatëse ku natyrisht dhe do të paguhen me pagë konkuruese të tregut gjatë periudhës 9 mujore sa zgjatë trajnimi. Pas përfundimit të kësaj periudhe kohore atëherë ri-vlerësohet dhe bëhet nënshkrimi i kontratës së rregullt të punës.

Jo thjeshtë një certifikatë, por ajo Gjermane 

Sistemi gjerman dual i edukimit – kombinimi i duhur i njohurive teorike me fitim te shkathtësive praktike – është model i suksesshëm i dëshmuar nëpër botë. TC Meister – shkolla e parë profesionale post-sekondare e këtij lloji tani prezanton për herë të parë edhe në Kosovë dhe rajon këtë model gjerman suksesi.

TC Meister ofron krijimin e mundësive të reja të formimit dhe punësimit,  për të rinjtë, por pa përjashtim edhe të të gjithë personave të moshës madhore të aftë për punë që përzgjedhin këtë qendër, për tu trajnuar, ri-trajnuar e certifikuar sipas standardeve te sistemit dual gjerman.

Bëhu Meister në këto drejtime

1. Teknik i Mekatronikës ( Ashensorë / Shkallë lëvizëse ) ,

2. Instalues elektrik

3. Instalues i ujësjellësit,kanalizimit dhe ngrohjes qendrore

Ne i dimë nevojat e tregut të punës dhe profesioneve në Kosovë dhe rajon, andaj kemi ekspertizën dhe përvojën e profesorëve dhe planprogrameve më të mira për t’u certifikuar në këto drejtime.

 

Për 9 muaj trajnohu, certifikohu dhe punësohu sipas sistemit dual gjerman.

TC Meister – Karrierë e shkëlqyer profesionale! Sukses i garantuar!

Të dhënat për aplikim:

+383 49/44 75 75 75

email: [email protected]

FB: Meistertc

(Kosova Sot Online)