Kërcënon prindin duke i kërkuar para, arrestohet

  • 09 September 2019 - 11:42
Kërcënon prindin duke i kërkuar para, arrestohet

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një person ditën e djeshme në kryeqytet ka kanosur prindin e tij mashkull K/Shqiptar duke i kërkuar të holla.

I dyshuari ia ka marrë çelësat e veturës së prindit. Ai është ndaluar dhe është arrestuar gjatë drejtimit të veturës dhe në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e dyshuar për marihuahnë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)