Kocijancic paralajmëron për investimet e rrezikshme të Kinës në shtetet e Ballkanit

  • 09 September 2019 - 13:23
Kocijancic paralajmëron për investimet e rrezikshme të Kinës në shtetet e Ballkanit

Zëdhënëse e BE’së, Maja Kocijancic ka deklaruar se Ballkani po rrezikohet nga investime kineze dhe ka bërë apel që vendet të kenë kujdes

Bashkimi Europian do të intensifikojë dialogun me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që t’ua bëjë të qartë atyre përparësitë e financimit përmes instrumenteve të mëdha të projekteve infrastrukturore të BE-së.

Kështu i deklaroi Radio Evropës së Lirë Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së, kompetente për rajonin, e cila ka tërhequr vërejtjen për rrezikun e investimeve kineze, që mund të shkaktojnë ngarkesë të lartë me borxhe.

“Kjo është në kundërshtyim me financimet kineze, të cilat vijnë gati ekskluzivisht në formë huash me me hapa të rëndësishëm financiarë. Prandaj, qeveritë duhet të jenë të kujdesshme që këtë investime të mos e fusin ekonominë në nivele të larta borxhesh, që do të mund të rezultonte me e kontrollin e transferimit të pasurive strategjike dhe të resurseve në të ardhmen”, ka thënë Kocijnacic

Sipas të dhënave zyrtare, BE ka dhënë Ballkanit Perëndimor mbi 11 miliardë euro për zhvillimin e infrastrukturës së komunikacionit dhe të energjisë.

(Kosova Sot Online)