Perry Ellis International hap dyqanin në Prishtinë me 3 Brendet e mëdha Amerikane

  • 09 September 2019 - 13:40
Perry Ellis International hap dyqanin në Prishtinë me 3  Brendet e mëdha Amerikane

Prishtinë (9 shtator 2019) – Perry Ellis International Inc. në partneritet me të licencuarin e vet EMPORIUMLLC me bazë në Kosovë, njofton opinionin e gjerë se sot, më 9 shtator 2019, hapi dyqanet e para me brendet premium të trashëgimisë Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear®,dhePerry Ellis AMERICA®. Perry Ellis International Incka hyrë në tregun e Evropës Lindore përmes Kosovës, si shteti më pro amerikan në botë.

Z.Mark Bezodis, drejtor menaxhues nëPerry Ellis international, me rastin e hapjes së dyqaneve të para në Prishtinë, në kompleksin tregtar Qafa (rruga e UÇK-së, ngjitur me Emporium), deklaroi se janë të entuziazmuar që më në fund, markat amerikane Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin do të jenë prezente edhe në shtetin e Kosovës, duke falënderuar ekipin Emporium, siç thotë Bezodis, që na prezantoi dhe na lidhi me popullin e mrekullueshëm kosovar.

“Perry Ellis International është e entuziazmuar për të prezantuar markat ikonike amerikane Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin. Markat e lindura në Amerikë, më në fund janë në dispozicion të popullit të Kosovës. Unë do të doja të falënderoja personalisht dhe përzemersisht ekipin në Emporium, që sollli të gjitha këto në Kosovë, dhe na prezantoi me njerëzit e mrekullueshëm të këtij vendi. Ne mezi presim te kemi një marrëdhënie shumë të frytshme dhe të qëndrueshme, jo vetëm me Emporium, por me tërë kombin e Kosovës”, tha Z.Mark Bezodis, drejtor menaxhues në Perry Ellis internacional.

Pas prerjes së shiritit, të ftuarit vazhduan të shijojnë 3 brendet e mëdha Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear®,dhePerry Ellis AMERICA® , duke vazhduar me një koktej dhe muzikë të zgjedhur.

Brendi Amerikan i modës Perry Ellis® u ngrit nga Perry Ellis, i cili ishte një dizajner i freskët, me mendim progresiv , që nuk zhytej në të zakonshmen. Karakteri i tij nuk ka ndryshuar që nga koleksioni i parë Amerikan i dizajnerit, nga viti 1976. Sot, Perry Ellis është një brend botëror i stilit të jetesës që vazhdon të ndryshojë industrinë përmes veshjeve, mbathjeve, aromave dhe aksesorëve që janë të përshtatshme në punë, përditshmëri dhe për të luajtur e argëtuar.

Image

Duke ndërtuar në trashëgiminë e brendit me një pamje të re dhe të freskët, Perry Ellisdebutoi me koleksionin e arkivit të viteve 90-ta të veshjeve rrugore, Perry Ellis AMERICA®, me një seri të koleksioneve sezonale të kapsulave nga nën-grupi legjendar amerikan. Secila kapsulë është një përzierje e interpretimeve të rishikuara dhe të përditësuara e të dizajneve origjinale që kanë në shënjestër konsumatorët e moshave 16 – 24 vjeqare.

Në vitin 1955 Munsingwear® me bazë në Minneapolis – një kompani për furnizime ushtarake dhe të brendshme – ishte e para që prezantoi në Amerikë një bluzë legjendare të golfit – një Original Penguin®. I njohur për veshjet unike, me humor dhe të orientuara në detaje, Original Penguin ofron një gamë të plotë të veshjeve, aksesorëve dhe aromave për meshkuj dhe fëmijë.

“Zgjerimi ynë ndërkombëtar është një iniciativë kyçe për zhvillimin e strategjisë sonë të biznesit. Ne jemi të fokusuar të globalizojmë këto brende të forta të Amerikës së Veriut. Shpërndarja në tregjet e reja në zhvillim brenda Evropës Lindore, siç është Kosova, na mundëson prezantimin e brendeve legjendare Amerikane për shitësit me pakicë dhe vet konsumatorët,” thotë z. Oscar Feldenkreis, CEO dhe president.

Brendi Perry Ellis është moda më e përparuar, duke kombinuar produktin që është i gatshëm në e për të gjitha rastet. Perry Ellis America ofron produkte me rrënjë në vitete 90’ta, për klientë më të rinj, përderisa An Original Penguin nga Munsingwear ofron një përzgjedhje prej klasikeve të mesit të shekullit te kaluar me një gërshetim shumë modern me frymëzim nga e vjetra dhe rastësorja, për segmentin e klientëve që e përcjellin modën, per ata që kanë shijen më të mirë dhe të rafinuar.

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni pery.com, perryellis.com, perryellisamerica.com originalpenguin.com, originalpenguin.co.uk.

Image

Për Perry Ellis International

Perry Ellis International Inc. është një dizajnues lider, distributor dhe licencues i një linje të gjerë të veshjeve, aksesorëve dhe aromave me cilësi të lartë për burra dhe gra. Koleksioni i kompanisë i këmishave zyrtare dhe atyre të rastit, veshjeve sportive të golfit, xhamperë, pantollona zyrtar, pantollona dhe pantollona të shkurtër të rastit, xhinseve, veshjeve sportive, fustanë dhe bikini për meshkuj dhe femra janë në dispozicion përmes të gjitha niveleve kryesore të shpërndarjes e shitjes me pakicë. Kompania, përmes filialeve të saj ne pronësi të plotë, zotëron një portofol të brendeve të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë: Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingëear®, Laundry by Shelli Segal®, Rafaella®, Cubavera®, Ben Hogan®, Savane®, Grand Slam®, John Henry®, Manhattan®, Axist® and Farah®. Kompania rrit listën e saj të brendeve duke licencuar marka tregtare nga palë të treta, duke përfshirë: Nike® për bikini, Callaway®, PGA TOUR® dhe Jack Nicklaus® për veshje golfi. Informacion shtesë mbi kompaninë është në dispozicion në www.pery.com.

EMPORIUM LLC

EMPORIUM LLC është pjesë e grupit të suksesshëm familjar, i  themeluar në Kosovë, 29 vjet më parë. Selia qendrore dhe shou room-i është i vendosur në Prishtinë. Ne përfaqësojmë, shpërndajmë dhe jemi licencues të brendeve ndërkombëtare të modës.

Biznesi ynë fillon me një pasion dhe përkushtim profesional për brendet tona dhe një kuptim të thellë të klientëve tanë, ku ne veprojmë si një qendër e besueshme midis brendeve tona dhe shitësve me pakicë. Ne mbajmë filozofinë e të qënit një kompani shpërndarëse e qëndrueshme, e larmishmedhe 360 ° e orientuar drejtshërbimit.Të gjithëshitësit me pakicë që janë të interesuar për brendet PERRY ELLIS, PERRY ELLIS AMERICA dhe PENGUIN ORIGINAL në Evropën Juglindore mund të na kontaktojnë përmes e-mailit: emporiumdistribution. [email protected]

(Kosova Sot Online)