Prishja e gypit lë pa ujë të pijshëm disa lagje të Prishtinës

  • 09 September 2019 - 13:59
Prishja e gypit lë pa ujë të pijshëm disa lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët në rrugët “Agim Ramadani”, “Tringë Smajli” dhe “Bajram Kelmendi” me zonat e vogla përreth tyre në Prishtinë, se që nga mbrëmë janë me mungesë të ujit të pijshëm, si pasojë e shpërthimit të tubit.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit kanë njoftuar se që nga nata e kaluar janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje edhe Inspeksionit të Komunës së Prishtinës që të dalin në vendin e ngjarjes pasi infrastruktura nëntokësore e kompanive të tjera publike pamundëson lëvizjen dhe ndërrimin e gypit të vjetër të azbestit me diametër 80 mm.

(Kosova Sot Online)