Ish-pjesëtari i UÇK’së thotë se u arrestua në Itali, me urdhërarrest të Serbisë

  • 09 September 2019 - 15:46
Ish-pjesëtari i UÇK’së thotë se u arrestua në Itali, me urdhërarrest të Serbisë

Me fletarrest të shtetit serb, në Itali më 7 gusht  të këtij viti u ndalua ish – pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ejup Hoxha

Hoxha u lira menjëherë pas intervistimit, derisa është duke qëndruar në arrest shtëpiak.

Ai për media, ka thënë se shumë shpejt do ta ketë seancën e parë gjyqësore.

“Jam ndaluar nga policia e shtetit italian. Është një fletarrest i INTERPOL-it të Serbisë, sa që atë shtet unë s’e njoh, sepse kemi të bëjmë me luftën e Kosovës dhe Preshevës. Unë personalisht nuk e nuk e njoh shtetin e Serbisë. Jam akoma i ndalum, jam në arrest shtëpiak, deri në seancën e parë më 23 shtator”.

Ejup Hoxha jeton bashkë me familjen prej 15- vjetësh në Itali.

(Kosova Sot Online)