Certifikohen 21 subjekte me 685 kandidatë për deputetë

  • 09 September 2019 - 16:22
Certifikohen 21 subjekte me 685 kandidatë për deputetë

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar gjatë ditës së sotme 21 subjekte me 685 kandidatë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Këto subjekte, siç është thënë në KQZ, i kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 6 tetor 2019.

(Kosova Sot Online)