Qëllon veten me armë zjarri në banesë, humb jetën në spital 52 vjeçari shqiptar

  • 09 September 2019 - 17:42
Qëllon veten me armë zjarri në banesë, humb jetën në spital 52 vjeçari shqiptar

Policia është shprehur zyrtarisht në lidhje me një ngjarje të rëndë në një fshat të Klosit, ku një person kishte mbetur i plagosur me armë zjarri.

Autoritetet njoftojnë se fjala është për një 52 vjeçar të identifikuar me inicialet M.N. Sipas policisë, ky i fundit është vetëplagosur me armë zjarri në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital

Njoftimi i plotë i policisë:

Mat/ informacion paraprak

Rreth orës 15.15, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë shtetasi M.N, rreth 52 vjeç, banues në Klos, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)