Kadri Veselit i vjen paralajmërimi i fortë: Vetëm kjo e shpëton PDK-në

  • 09 September 2019 - 19:24
Kadri Veselit i vjen paralajmërimi i fortë: Vetëm kjo e shpëton PDK-në

Nëse nuk e bënë këtë Veseli, atëherë në fund të këtyre zgjedhjeve, humbësja do të jetë PDK-ja...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njihet si njëra ndër partitë e cila ka qëndruar më së gjati në pushtet. Gjithashtu kjo parti njihet edhe për skandalet të cilat kanë lënë gjurmë tek qytetarët dhe në shtetin e Kosovës, sikurse rasti Pronto, rasti i pasaportave i cili ishte një mashtrim shumë i dëmshëm për Kosovën, ç'njohje nga 14 vende e shumë skandale të tjera që tashmë qytetari i Kosovës është i vetmi që po i vuan pasojat, shkruan "Kosova Sot Online".

Për dështimet e kësaj Qeverie dhe PDK-së në përgjithësi për "Kosova Sot Online", foli juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai tha se Kadri Veseli duhet të dal me një platformë të re, ku duhet të denoncojë të gjithë njerëzit e PDK-së që i kanë bërë dëm shtetit dhe duhet të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

“Veseli duhet të bashkëpunojë me organet e rendit ose së paku distancimi nga një listë e caktuar e njerëzve që ka brenda si dhe largimin e tyre përfundimisht nga PDK. Nëse ai bën largimin e tyre gjatë fushatës ai do të përmirësojë mjaftë shumë imazhin e tij dhe do të tregoj se e donë ç'kapjen e shtetit", tha Burjani.

Tutje, ai ka shtuar se nëse nuk e bënë këtë Veseli, atëherë në fund të këtyre zgjedhjeve, humbësja do të jetë PDK-ja.

"Nuk ka tjetër rrugë PDK dhe Kadriu duhet të distancohen përfundimisht nga personalitet problematik , njerëz përfitues dhe grabitës të parasë publike dhe punësimit partiak dhe familjar, pra PDK duhet te distancohet publikisht kësaj fushate ndaj njerëz të caktuar të PDK-së me emra dhe mbiemra në të kundërtën është humbës, partia duhet t' i kthehet Thaçit edhe pse kjo nuk përjashtohet për shkak se Kadriu spo mundet të menaxhojë partin edhe ai më tepër po tingëllon si ndërmjetësues për të zgjedhur kryeministra jashtë", shtoi Burjani për "Kosova Sot Online". 

Sipas tij, krimi nuk luftohet me fjalë, por me punë dhe me bashkëpunim me organet e rendit.

"PDK duhet te distancohet në radhë të parë nga njerëzit e zhytur në veprimtari kriminale dhe nepotizmi dhe korrupsioni me emra dhe mbiemra si dhe të largoj të gjithë njerëzit të zhytur në korrupsion, punësim familjar, në Agjencione Shtetërore, noteri e gjetiu vetëm kjo e shpëton PDK-në", përfundoi Burjani për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Onlineë)