Vetura godet një vajzë në Prishtinë, policia jep detaje

  • 09 September 2019 - 20:55
Vetura godet një vajzë në Prishtinë, policia jep detaje

Një vajzë është goditur nga vetura sot në orët e mbrëmjes në rrugën” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka treguar se vajza e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:00, në rrugën Dëshmoret e Kombit në Prishtinë, është goditur një këmbësor nga një automjet në lëvizje. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasoj e aksidentit , lëndime trupore ka pësuar këmbësorja( femër) e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)