Haradinaj akuzon Veselin dhe PDK’në për mbështetje të ideve të Thaçit

  • 09 September 2019 - 21:25
Haradinaj akuzon Veselin dhe PDK’në për mbështetje të ideve të Thaçit

Kreu në detyrë i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka thënë se partneri i tij në qeveri, Kadri Veseli i PDK-së, e ka nxjerrë në pozitë të keqe.

Kjo për shkak të pozicionimit të Veselit për taksën, të cilin Haradinaj e ka cilësuar si fleksbil.

“Pozicioni fleksibil i PDK-së dhe Kadri Veselit për taksën dhe menjëherë me ofertën për suspendim 120 ditësh, më ka nxjerrë mua në pozitë të keqe sepse një drejtim i marrë do të mund të lëkundej dhe të merrej drejtim tjetër”, ka thënë Haradinaj , raporton ktv.

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se pozicioni për një marrëveshje me Serbinë, me opsionin për ndërrime të territoreve ose në rrethana të copëtimit që janë folur ka qenë problematik dhe ka “hequr shumë të ballafaqohet me të”.

“Nuk mendoj që Veseli personalisht e ka favorizuar një opsion të tillë por një bashkëjetesë apo tolerancë e temave apo një qëndrim i caktuar ka munguar realisht, përkundër disa dokumenteve të shkruara se për çka qëndron PDK-ja, është hetuar se diku bashkëjetohen ndërsjellë”, ka thënë ai.

I pyetur se a do të thotë kjo që kryeparlamentari Veseli është pajtuar me qëndrimin e presidentit të Kosovës, Haradinaj tha se “gjatë ecjes së përbashkët është hetuar te PDK dhe te z. Veseli, një aftësi për të bashkëjetuar në raste të caktuara edhe me qëndrimet e presidentit Thaçi”.


(Kosova Sot Online)