Kandidati i VV’së: Fushata e PDK’së është kopjuar nga Pablo Escobari

  • 09 September 2019 - 23:39
Kandidati i VV’së: Fushata e PDK’së është kopjuar nga Pablo Escobari

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë fushata e PDK-së me moton “kundër korrupsionit” është kopjuar nga Pablo Escobar.

“Në vitin 1982 Pablo Escobar në Kolumbi thelb të fushatës së tij zgjedhore e kishte luftimin e korrupsionit”.

Aliu ka thënë se PDK më këtë ligj do të bëjë amnesti për ata që kanë fituar paligjshëm pasurinë, por sipas tij “Vetëvendosje nuk do ta lejojë këtë gjë”.

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se projektligji i PDK-së për konfiskimin e pasurisë amniston zyrtarët dhe u jep atyre mundësinë “të mos tregojnë si e kanë bërë milionin e parë”.

“Me ligjin e PDK-së do të hetohet vetëm pasuria që është fituar në dhjetë vitet e fundit”, shtoi Aliu.

(Kosova Sot Online)