Hapja e Perry Ellis, kosovarët mirëpresin 3 Brendet e mëdha Amerikane

  • 10 September 2019 - 07:37
Hapja e Perry Ellis, kosovarët mirëpresin 3 Brendet e mëdha Amerikane

Perry Ellis International Inc. në partneritet me të licencuarin e vet EMPORIUMLLC, me bazë në Kosovë hapi dyqanin në Prishtinë me 3 Brendet e mëdha Amerikane, Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingëear®, dhePerry Ellis AMERICA®

Perry Ellis International Inc. në partneritet me të licencuarin e vet EMPORIUMLLC me bazë në Kosovë, dje më 9 shtator 2019, hapi dyqanet e para me brendet premium të trashëgimisë Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear®, dhe Perry Ellis AMERICA®. Perry Ellis International Incka hyrë në tregun e Evropës Lindore përmes Kosovës, si shteti më pro amerikan në botë.

Në mesin e shumë musafëve që ishin prezent, ishte edhe z. Mark Bezodis, drejtor menaxhues në Perry Ellis international, i cili me rastin e hapjes së dyqaneve të para në Prishtinë, në kompleksin tregtar Qafa (rruga e UÇK-së, ngjitur me Emporium), deklaroi se janë të entuziazmuar që më në fund, markat amerikane Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin do të jenë prezente edhe në shtetin e Kosovës, duke falënderuar ekipin Emporium, siç tha Bezodis, që na prezantoi dhe na lidhi me popullin e mrekullueshëm kosovar.

“Perry Ellis International është e entuziazmuar për të prezantuar markat ikonike amerikane Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin. Markat e lindura në Amerikë, më në fund janë në dispozicion të popullit të Kosovës. Unë do të doja të falënderoja personalisht dhe përzemërsisht ekipin në Emporium, që sollli të gjitha këto në Kosovë, dhe na prezantoi me njerëzit e mrekullueshëm të këtij vendi. Ne mezi presim te kemi një marrëdhënie shumë të frytshme dhe të qëndrueshme, jo vetëm me Emporium, por me tërë kombin e Kosovës”, tha Z.Mark Bezodis, drejtor menaxhues në Perry Ellis internacional.

Vizitorët e parë dhe mysafirët që morrin pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm, e kanë vlerësuar lartë dhe me interes për konsumatorin e Kosovës ardhjen e këtyre brendeve amerikane në Kosovë, por njëkohësisht me rëndësi e kanë vlerësuar edhe besimin që i është dhënë kompanisë EMPORIUMLLC, që të jetë përfaqësuesi ekskluziv për këto tri brene në tregun e Evropës Juglindore.

Biznesmeni i njohur, Eroll Belegu u shpreh se ai kaherë është adhurues i brendeve amerikane, prandaj edhe tërë shopingun e bënë në Amerikë.

“Unë e përgëzoj kompaninë EMPORUIMLLC për hapjen e këtij qyqani të parë dhe ju uroj punë të mbarë dhe konsideroj që sa më shumë të sjellim brenda të tjera nga Amerika po aq më shumë do të jemi të lidhur me Amerikën dhe kjo është pozitive”.

Një vlerësim tejet pozitiv dhe pritje për sukses në këtë fillim të ri e ka dhënë për “Kosova Sot Online” edhe njëri ndër vizitorët e parë, Lis Haxhiamixhiqi.

“Unë e shoh si një hap të ri shumë pozitiv ardhjen e këtyre brendeve origjinale amerikane në Kosovë. Dhe përmes Kosovës në rajon, për arsye se kemi mundësi që këto brene kualitative ti gjejmë tani këtu më afër, e deri më tani kemi mundur ti kërkojmë e ti gjejmë vetëm diku jashtë Kosovës. Pra është një gjë e mirë që tani i kemi edhe këtu në vendin tonë”, tha Lis Haxhiamixhiqi për “Kosova Sot Online”.

Po aq me rëndësi dhe me interes për konsumatorin e Kosovës e sheh depërtimin e këtyre brendeve në tregun kosovar, dhe të rajonit përmes Kosovës edhe Bajram Rushiti.

“Personalisht e vlerësoj shumë lartë dhe si një risi të mirë për konsumatorin Kosovar të tekstilit ardhjen e këtyre brendeve amerikane, sidomos është me interes besimi që i është dhënë për përfaqësim edhe më të gjerë një kompanie serioze kosovare, që kjo kompani të jetë përfaqësues për rajonin e Evropës juglindore, gjë që për Kosovën dhe për biznesin do të thotë shumë. Me këtë rast mundë të them se familja Kadriu ka bërë një punë shumë të madhe kështu që unë e vlerësoj shumë dhe i uroj suksese në këtë hap të guximshëm”, tha Bajram Rushiti.

Poashtu edhe Ismet Shala, një tjetër vizitor deklaroi se është i befasuar për të mirë.

“Unë mendoj që ky është një sukses i madh i kompanisë EMPORIUMLLC, sepse brendi Perry Ellis është një brend i mirë, me të cilin unë uroj që kompania të ketë sukses, dhe uroj që në të ardhmen të kemi akoma edhe më shumë brende të reja origjinale në tregun e Kosovës, sepse vërtetë ato na kanë munguar. Depërtimi i brendeve të reja origjinale, është në interes për tregun kosovar, por edhe për konsumatorin si shfrytëzues, konsumues i këtyre brendeve, sepse është në pyetje kualiteti e që deri më tash ka pasur dhe ka kuantitet, por fare pak kualitet”, deklaroi Ismet Shala.

Kurse, qytetari, Ali Qosja tha se janë tri brende që i kanë pëlqyer shumë, si mall shumë kualitativ.

”Gjithsesi që kualiteti po shihet, është i shkëlqyeshëm kështu që është krejt normale që kualiteti e arsyeton edhe çmimin me të cilin këta artikuj të veshmbathjes dhe tekstilit ofrohen në tregun e Kosovës”, tha Qosja për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)