Për 24 orë policia ka shqiptuar 1333 tiketa

  • 10 shtator 2019 - 09:35
Për 24 orë policia ka shqiptuar 1333 tiketa

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 43 aksidente, ku 1 nga këto aksidente ka përfunduar me fatalitet, 20 me të lënduar kurse 22 të tjerë pa të lënduar.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsej 1333 për mosrespektimin e rregullave të trafikut.

Kurse për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 24 persona.

(Kosova Sot Online)