8-vjeçari fitoi 22 milionë për një vit, por tani ka nisur një hetim

  • 10 September 2019 - 10:20
8-vjeçari fitoi 22 milionë për një vit, por tani ka nisur një hetim

Tetëvjeçari Rajan është një fëmijë me fat, pasi ka rreth 21 milionë ndjekës në kanalin e tij të Youtube, të cilët e shohin të testojë lodra dhe të luajë me to.

Sikur të mos mjaftonte fakti që mund të testojë çdo lodër, ai ka fituar edhe 22 milionë dollarë nga ky proces, nga qershori i vitit 2018 në qershor të vitit 2019.

Por agjencia “Vërtetësia në Reklamim” i ka akuzuar prindërit e djalit se kanë testuar me rezultate pozitive lodra për të cilat janë paguar nga kompanitë prodhuese, dhe nuk e kanë treguar këtë fakt, gjë që i bën materialet e 8-vjeçarit të mos jenë aq të pafajshme sa ç’duken, gjë që ka çuar drejt hapjes së një hetimi.

(Kosova Sot Online)