Mustafa dhe Ashton flasin për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

  • 10 September 2019 - 12:32
Mustafa dhe Ashton flasin për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Në takimin e zhvilluar në Londër, ministri në detyrë i MPB-së Ekrem Mustafa dhe Baronesha Catherine Ashton, ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit më të thellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në disa fusha të sigurisë.

Dy vendet tona siç u potencua në takim janë vende mike ngushtë të lidhura me njëra-tjetrën andaj nuk ka asnjë pengesë që bashkëpunimi të zgjerohet.

Gjatë takimit, Mustafa iu falënderua Ashton për angazhimin e saj për Kosovën, si dhe u shpalosën modalitete të veprimit në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)