Të shtëna me armë në Pejë, plagoset një person

  • 10 September 2019 - 13:21
Të shtëna me armë në Pejë, plagoset një person

Para pak minutash në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarru ku si pasojë e kësaj një person është plagosur.

Lajmin për media e ka konfirmuar Zëdhënësi I policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën së në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, një person është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. I dyshuari është i njohur për policinë, është në arrati, policia është duke punuar për kapjen e tij”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)